Komandanti i misionit të udhëhequr nga NATO në Kosovë (KFOR), gjeneralmajor Ozkan Ulutash, ka pritur në selinë e KFOR-it në Kampin Film City në Prishtinë, zëvendësshefin e Mbrojtjes dhe shefin e Shtabit të Përbashkët të Forcave të Armatosura Kombëtare të Letonisë, gjeneralmajor Georgs Kerlins.
Sipas njoftimit zyrtar, gjatë takimit, dy gjeneralët shkëmbyen pikëpamje mbi situatën aktuale të sigurisë në Kosovë dhe në rajonin më të gjerë, raporton Gazeta Sinjali.
Po ashtu, Ulutash vlerësoi kontributin e Letonisë në KFOR dhe stabilitetin rajonal, duke i shprehur mirënjohje Gjeneral Kerlins për profesionalizmin dhe përkushtimin që kontingjenti leton ka demonstruar vazhdimisht.

			







