Komandanti i misionit KFOR të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, priti sot gjeneralmajor Jaroslav Kram, komandantin e Forcave Operative Speciale të Sllovakisë, në një takim ku u shkëmbyen mendime për situatën e sigurisë në Kosovë, rajon dhe më gjerë.
Gjatë takimit, të dy gjeneralët diskutuan mbi sfidat aktuale dhe bashkëpunimin ndërkombëtar për ruajtjen e stabilitetit në vend.
“KFOR vazhdon të zbatojë mandatin e tij për të kontribuar në një ambient të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe për lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR punon në bashkërendim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe me Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në rolet e tyre përkatëse si përgjegjës për çështjet e sigurisë”, njofton KFOR.










