Në kuadër të projektit ndërgjegjësues “Unë, Rozë”, sot qytetarët e Gjilanit kanë mundësinë të vizitojnë Ekspozitën Kolektive në Galerinë e Qytetit, me pjesëmarrjen e artistëve vendas dhe ndërkombëtarë, si dhe të ndjekin koncertin e Shpat Deda në Teatrin e Qytetit.
Ky projekt synon të promovojë ndërgjegjësimin përmes artit, kulturës dhe solidaritetit, duke sjellë aktivitete që kombinojnë vizualitetin, muzikën dhe mesazhin humanitar për komunitetin.