Një aksion simbolik ka nisur në sheshin kryesor të Prishtinës ku bëhet thirrje për drejtësi lidhur me rastin e Agon Musliut, 26 vjeçari i cili vrau vetën në Qendrën Studentore e cila po shfrytëzohet si karantinë.
Nuk dihet se nga kush është ndërmarrë kjo nismë, por sipas fotografive të siguruara nga Metro, shihet se janë vendosur qindra pllakata në shesh me fotografinë e të ndjerit.
Po ashtu janë përdorur edhe slogane të ndryshme si ‘Unë nuk e pata askënd të më mbrojë’.
Kujtojmë se Musliu vdiq rreth një muaj më parë në Qendrën Studonte, ku vrau vetën duke u vet-hedhur në tokë.
Deri tani janë duke u zhvilluar hetime, pasi që babai i tij, Naim Musliu, ka akuzuar autoritetet e shtetit dhe Qeverinë Kurti për neglizhencë ndaj të birit.
Ky i fundit, raportohet se kishte një gjendje të rënduar psikologjike, por edhe probleme të tjera shëndetësore para se të vendosej në karantinë, pas kthimit nga Gjermania./gazetametro.net