Kandidati për Kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka vazhduar fushatën e tij të veçantë, duke bujtur nëpër lagje të ndryshme të kryeqytetit. Këtë herë, pas Taixhes, Ismaili ka qenë mysafir në Pejton.
Së bashku me Fisin, Ismaili ka vizituar këtë lagje duke parë nga afër se si është të jetohet aty.
Në fund të kësaj vizite, Ismaili së bashku me banorë kanë ndrequr një vend jashtëzakonisht të bukur, për t’i dhënë jetë Pejtonit.