Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili po vazhdon me bujtë në lagje të ndryshmë të Prishtinës.
Pas Ulpianës, tani ai është ndalur për të bujtë tek një familje në Hajvali, vizitë të cilën e ka dokumentuar edhe me videon e mëposhtme, të cilën e ka publikuar në kanalet e ndryshme të rrjeteve sociale, ku ka bërë shumë bujë.
Në profilin e tij në Facebook, Ismaili ka treguar që kjo ka qenë hera e tij e parë që ka bujtë në Hajvali, lagje e cila është rritur shumë dhe për të cilën banorët që e kanë pritur Ismailin në shtëpi kanë thënë se ka probleme të natyrave të ndryshme për banorët e saj.
Në videon e publikuar shihet se Ismaili përveç kalimit të natës në një familje, ai bashkë me anëtarët e asaj familje dhe banorët e Hajvalisë kanë bërë edhe rregullimin e tre pritoreve të autobusëve, meqë aty nuk ka pasë mundesi pritjeje për udhëtarët e zonës.
Ndërkaq, në Ulpianë, Ismaili dhe aktivistë të shumtë kanë rregulluar një hapësirë publike tek tregu i Ulpianës, zonë e cila ka qenë pa mirëmbajtje dhe është konsideruar si e rrezikshme nga banorët lokal.
Në publikimin e videos për bujtjen në Hajvali, Ismaili ka shkruar: “Lagjja e radhës: Hajvalia! Një lagje e madhe, ku energjia dhe mikpritja e familjes Gashi na inspiroi me ndreq diçka! Ku po m’thirrni me bujtë tash? Hajde ma gjalle, ma gjaaallllë!”