Edhe pse paraprakisht do të duhej të bëhej një vlerësim për dy njësitë para se ato të rikthehen në Drejtori, vendimi për ti rikthyer dy drejtoritë, atë për Kulturë, Rini dhe Sport, dhe atë të Inspeksionit, është vendim i qëlluar. Drejtori të reja nuk duhet të ketë.
Shkruan: Riza Sherifi
Komisioni i cili do të krijohet për vlerësimin e njësive përkatëse, të e bëjë punën me shumë profesionalitet, pa indikatorë të jashtëm, dhe të pavarur në vlerësim.
E kemi parë se ka shumë ankesa nga qytetarët, veçanërisht tek kategoria e lejeve për ndërtim, tani edhe skandalet me mish në qytetet tjera e mos evidentimi i asnjë skandali të mundshëm në Gjilan, si dhe ankesat e trupës së aktorëve për vonesa të paarsyeshme të rrogave nga 6 muaj duhet të trajtohen me kujdesë të veçantë.
Do të ishte mirë që shoqëria civile të përfshihet me më shumë se një përfaqësues në komisionin vlerësues, si dhe të ketë transparencë të plotë ndaj medieve dhe organizatave të pavarura për çdo rezultat që del nga ky komision.
Qytetarët duhet të i shohin rezultatet e dalura nga vendime të ngutshme dhe të pamenduara mirë. Shpresojmë se vendimet tjera të rëndësishme nuk do të merren pa një analizë të mirëfilltë, siç ishte rasti me shuarjen e dy drejtorive shumë të rëndësishme.