Nesër, (15 qershor) është dita e parë e Fitër Bajramit, e kreu i KBI-së në Gjilan, Naim Aliu ka uruar me këtë rast duke thënë ndër tjerash se Festa e Fitër Bajramit na rikujton kujdesin që duhet të kemi ndaj të dobëtit dhe të paaftit, derisa çdo shtëpi dhe familje të ketë gëzim dhe hare.
“Në emër të Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan, ua uroj festën e Fitër Bajramit duke e lutur Allahun që adhurimin të na e pranon, të na bashkojë, të jemi sa më unik, në shtëpitë tona të mbretëroj harmonia dhe ngrohtësia familjare dhe të na ndihmoj në këtë botë dhe në botën tjetër”, ka thënë Aliu.
Lexoni më poshtë, urimin e plotë të kreut të KBI-së së Gjilanit, Naim Aliut.
Bismilahi Rrahmani Rrahim
Të nderuar vëllezër dhe motra
Nesër është dita e parë e Fitër Bajramit. Muslimanët në mbarë botën e falënderojnë Allahun e Madhërishëm I cili na e mundësoj që ta adhurojnë Allahun fuqiplotë një muaj rresht, për ta kurorëzuar muajin e mëshirës,muajin e Kur’anit me faljen e namazit të bajramit.
Agjërimi bëri që në shpirtrat tanë të njihen vlera e mirfilltë të veprave të mira. Ai zgjoi ndjenjën e falënderimit, krijoi vetëdijen për ta kuptuar hallin e tjetrit, ndarjen e dhimbjes dhe vuajtjes me ata për të cilët kishin nevojë për ndihmën tonë.
Prej shenjave të pranimit të agjërimit është që besimtari të mbetet I lidhur ngushtë me dispozitat e Allaut xh.sh edhe pas muajit të agjërimit, dashurin ndaj Krijuesit ta vazhdojë dhe forcojë edhe më tepër . Thotë Allahu xh.sh në Kur’an “Zoti ynë, mos na I lako zemrat tona pasi na drejtove, na dhuro mëshirën Tënde, sepse Ti je dhuruesi I madh”.
Kurse pejgamberi as. Na ka përgëzuar “Kush agjëron Ramazanin me besim dhe vetllogaritje të sinqertë, do ti falen tërë çka ka gabuar më parë.
Festa e Fitër Bajramit na rikujton kujdesin që duhet të kemi ndaj të dobëtit dhe të paaftit derisa çdo shtëpi dhe familje të ketë gëzim dhe hare.
Festa e Fitër Bajramit na përkujton ditët e lavdishme të kaluarës së ndritshme islame, të cilat japin kurajo besimtarëve dhe energji për angazhime edhe më të vendosura, për detyra të reja në organizimin dhe krijimin e një të ardhmeje më të mirë dhe më të lumtur.
Vëllezër dhe motra,
Në emër të Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan ua uroj festën e Fitër Bajramit duke e lutur Allahun që adhurimin të na e pranon, të na bashkojë, të jemi sa më unik, në shtëpitë tona të mbretëroj harmonia dhe ngrohtësia familjare dhe të na ndihmoj në këtë botë dhe në botën tjetër.
Ve selamu alejkum ve rahmetullah.