Drejtori i misionit të USAID-it Xhejms Houp do të vizitojë Gjilanin.Gjatë qëndrimit në Gjilan, Houp dhe dhe Kryetari i Komunës Lutfi Haziri do të nënshkruajnë një Memorandum Mirëkuptimi për nismën e re të USAID-it e cila ka për qëllim të ngrisë shkallën e transparencës dhe llogaridhënjes në prokurimin publik në Kosovë.Iniciativa e USAID-it Komunat Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse është një aktivitet pesëvjeçar i cili do të përmirësojë transparencën e prokurimit komunal përmes një procesi të ri të e-prokurimit.Ky aktivitet do të sigurojë mentorim dhe trajnim në pesë komuna me qëllim të instituimit të sistemeve të cilat do të avancojnë mënyrën e llogaridhënjes për fondet publike dhe shpenzimet.
USAID dhe Komuna e Gjilanit nënshkruajnë memorandum bashkëpunimin
Ndani këtë artikull