Ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, në prani të komandandit të FSK-së dhe gjenerallejtënantit, kanë demonstruar aftësitë për manovrim me kapacitete të Operacioneve Speciale dhe Kërkim Shpëtimit malor në kushte dimërore.
Sipas njoftimit të FSK-së, pjesëtarët e ushtrisë demonstruan evakuimin e të lënduarve me teleferik, operacionet me motor-ski, operacionet e Kërkim-Shpëtimit me K9 (qenë), kërkim-shpëtimi në Ortek, e disa aktivitete të tjera.
“Komandanti i FSK, përgëzoi udhëheqësinë e njësive për profesionalizimin e treguar në planifikimin, përgatitjen dhe ekzekutimin e këtij demonstrimi, duke kujtuar që ky kapacitet është shumë i vlefshëm dhe i nevojshëm në mbështetje të autoriteteve civile, dhe si i tillë kërkon aktivitete të tilla për ruajtjen dhe zhvillimin e mëtutjeshëm të aftësive”, thuhet në njoftim.