Disa nga pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë realizuar një trajnim teorik dhe praktik së bashku me Forcat e Armatosura të Republikës së Turqisë.
Gjatë këtij bashkëpunimi, është kryer trajnimi në “Patrullimet Kufitare”, ku janë demonstruar praktika në terren, në identifikimin e rrezikut gjatë patrullimeve dhe zgjedhjen e problematikave.
“Në kuadër të bashkëpunimit me Forcat e Armatosura të Republikës së Turqisë, instruktorë me përvojë kanë realizuar trajnim teorik e praktik në përgatitjen profesionale të ushtarakëve të FSK-së, në “Patrullimet Kufitare” duke realizuar demonstrim praktik në terren, në identifikimin e rrezikut gjatë patrullimeve dhe zgjedhjen e problematikave që dalin gjatë patrullimeve dhe menaxhimin e tyre”, shkruhet në njoftimin e FSK-së.