Forca e Sigurisë së Kosovës me qëllim të ngritjes së nivelit profesional ofron mundësinë e shkollimit si brenda ashtu edhe jashtë vendit.
Pjesëtarët e FSK-së gjatë përditshmërisë së tyre dhe realizimit të detyrave përballen me situata të ndryshme të tilla si ballafaqimi me mina dhe mjete të ndryshme të pashpërthyera.
Për të qenë sa më të përgatitur në këtë fushe, pjesëtarët e Regjimentit të tretë të Komandës së Forcave Tokësore kanë ndjekur trajnimin për “Mina dhe mjete të improvizuara” i cili u realizua nga Ekipi i Instruktoreve të ushtrisë Turke.
Trajnimi ishte i ndarë në dy faza në atë teorike dhe praktike, me ç’ rast pjesëtarët u trajnuan në menaxhimin dhe ballafaqimin me minat dhe mjetet e pashpërthyera në situata reale në fushë betejë