“Unë kurrë nuk kam përjetuar një mirëseardhje të tillë, njerëzit madje kanë hedhur lule në automjetet tona. E dija se ky ishte një moment në kohë që nuk kishte gjasa ta përjetoja më kurrë”.
Kështu e përshkruan hyrjen në Kosovë më 1999, ushtari britanik, Martin Browning.
Browning në një intervistë për Klankosova.tv thotë se dinte pak për luftën që po ndodhte në Kosovë, por siç thotë ai nuk mund t’i kuptosh kurrë vuajtjet e kosovarëve pa i kaluar vetë ato.
“Takova dhe bisedova me shumë njerëz nga Kosova gjatë atyre muajve në kampe, mendoj se fillova të kuptoj disa nga ato që kishin vuajtur, por nuk mund të pretendoj se e dija vërtetë se sa e keqe ishte ajo që po përjetonin, kjo nuk ishte e mundur, nëse nuk e keni kaluar vetë!
“Pjesa tjetër e informacionit tim erdhi nga përditësimet e inteligjencës ushtarake dhe nga mediat”.
“Sapo dolëm nga Lugina nga kufiri me Maqedoninë dhe përtej Kaçanikut filluam të shohim njerëz që dilnin nga shtëpitë e tyre dhe qëndronin buzë rrugës”.
Por, megjithatë shqiptarët ishin çdo herë në anën e paqeruajtësve, e kjo pati shumë ndikim sipas Browning.
“Gjatë gjithë kohës që popullsia vendase shqiptare ishte në anën tonë, kjo bëri të mundur që përfundimisht të viheshin gjërat nën kontroll”, thotë ushtaraku britanik.