Edhe një i ri do ta braktisë Kosovën. Kumanovë Shala, ushtar i Forcave të Sigurisë së Kosovës në kazermën “New Born” në Gjilan, ka vendosur të largohet nga Kosova dhe të marrë rrugën e gurbetit.
Ai është nga Kleçka e Komunës së Lipjanit. Kumanova është djali i Dalip Shalës, ish-ushtar i UÇK-së.
Lajmin e ka bërë të ditur vet Kumanova përmes një postim në rrjetin e tij social Facebook.
“Me datën 14.11.2022 pas 3 viteve rrugëtim dhe shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës do tëë filloj një rrugëtim të ri jashtë Ushtrisë, por kjo nuk do të thotë që s’do të jem në shërbim të atdheut. Sa herë që Atdheu im ka nevojë për mua do të jem aty duke e mbrojtur me mish e gjak, falë dëshmorëve që ranë për këtë liri ne sot e gëzojmë, Kosovën e pavarur dhe sovrane. Unë biri yt Kosovë 121”, ka shkruar Kumanova në Facebook.
Ai ka shkruar se po largohet për një jetë më të mirë për në Zvicër.
“Po largohem për një jetë më të mirë në Zvicër, sepse këtu nuk po mundem të jetoj me një rrogë afër 400 euro. Falë babait tim, i cili posedon vizën, pasi ka punuar më herët atje, unë do të mund të vendosem në qytetin e Valis-it. Tash po shkoj për një vizitë të shkurtër, ndërsa nga janari do të vendosem atje”, tha Kumanovë Shala.