Njëri nga ushtarët e FSK-së që po merr pjesë në ekipin e kërkim shpëtimit në Turqi e ka përshkruar gjendjen atje.
Përmes një postimi, ky ushtar, ka treguar për situatën e rëndë, dhimbjen dhe trishtimin që po mbretëron në pjesën jugore të Turqisë, shkruan Jepi zë.
Shkrimi i plotë:
Situat e trishtuar, e randë e shum prekse, ndjesi e keqe e me pak shpresa. E shumta e asaj çfar ta sheh syri e rrënuar e pak diqka nga objektet në këmbë edhe pse të shkatruara. Fytyra të friksuara me shum dhimbje në shpirt, shpirtat tjer të cilët kan ikur lart, trupat e tyre ende nën germadha duke i hasur gjat kerkimit për përsona në jet, edhe pse gjdo dit e më pak po i gjejm të gjall, aroma e rand shum e rand e dhimbjes dhe trishtimit që na ben të ditur se sa të pa fuqishëm jemi, Zoti ua letoft dhimbejn e ju ndihmoft popullit Turk.
Përshtypje të mir nga vullnetarët të cilët non stop të pysin për ushqim, një vullnet i madh nga gjithë ekipet e shpëtimit nga shum vende të botës.
Edhe pse në këtë fatkeqsi, ndjehem krenar qe sado pak unë me shokë arritem të kontribojm dhe vazhdojm deri sa te mundemi, shumë lotë pikllimi e dhimbje mirpo ndjesi e mir edhe për lotët e gëzimit kur po kemi sukses. Vazhdojm…