Në vazhdën e përgatitjeve për ngritjen e aftësive planifikuese, Regjimenti i Parë i Këmbësorisë gjatë javës realizoj ligjëratë të përbashkët me pjesëtarë të ushtrisë amerikane që shërbejnë në Kosovë, rreth Procesit të Vendim-Marrjes Ushtarake (PVMU).
Ky aktivitet i realizuar me pjesëtarët e ushtrisë amerikane është vazhdimësi e bashkëpunimit mes dy palëve. Pjesëmarrës në këtë aktivitet ishin oficerë dhe nënoficerë të lartë nga Regjimenti i Parë dhe nga kontingjenti i ushtrisë amerikane.
Ky bashkëpunim ishte i fokusuar në këmbimin e përvojave mes pjesëtarëve me qëllim të përvetësimit dhe ngritjes së mëtejme të aftësive planifikuese.
Aktiviteti i paraprinë ushtrimit në vendkomandë të cilin Regjimenti i Parë planifikon ta realizoj në bashkëpunim me Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes me qëllim të testimit të aftësive planifikuese gjatë Procesit të Vendim-Marrjes Ushtarake. Ushtrimi në vendkomandë dhe ushtrimet e planifikuara për vitin 2022 do të ndihmojë Regjimentin e Parë në rrugëtimin drejt validimit të kapaciteteve të plota operacionale në “DEFENDER EUROPE 23”.