Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se po përgatitet për hapjen e një konkursi të ri për pranimin e ushtarëve.
Përmes një postimi, ky digaster qeveritar ka njoftuar se planifikon të pranojë 612 ushtarë të rinj dhe 367 ushtarë rezervë, shkruan Jepi zë.
Postimi i plotë:
Qytetarë të dashur,
Të dashur të rinj e të reja të vendit tonë,
Ju njoftojmë se Ministria e Mbrojtjes sot filloi parapërgatitjet për shpalljen e konkursit të ri për pranimin e 612 ushtarëve të rinj aktiv dhe 367 ushtarëve të komponentës rezervë.
Me qëllim që të gjithë ju që keni interesimin, dëshirën, pasionin dhe vullnetin që të veshni uniformën e Ushtrisë së Kosovës, si dhe për të pasur kohën e mjaftueshme që të parapërgatiteni për testet e përzgjedhjes, ju ftojmë të ndiqni video-materialin me titull:
Rrugëtimi me udhëzime prej ditës së aplikimit deri në ditën e betimit të ushtarit të FSK-së”.
Prandaj ju mirëpresim në muajin shtator, në periudhën edhe kur zyrtarisht shpallim konkursin dhe fillojmë fazën e pranimit të aplikacioneve tuaja.
Përgatituni me vetëbesim dhe vendosmëri për suksesin e garantuar!
Bëhu ushtar i FSK-së!
Shërbimi juaj për të ardhmen e sigurtë të vendit!