Në kuadër të përgatitjeve profesionale të pjesëtarëve të FSK-së, sot në Kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj ka përfunduar kursi për Xhenio të Përgjithshme.
Trajnimi është realizuar në pjesën teorike dhe praktike ku pjesëmarrësit kishin mundësin që nga afërt të trajnohen me pajisjet dhe mjetet xheniere që FSK-ja, ka në dispozicion.
Qëllimi i kursit ishte aftësimi dhe përgatitja e kursantëve të Regjimentit të Xhenios në kryerjen e detyrave sipas misionit, përgatitja profesionale në këtë fushë ka rëndësi të veçantë për FSK-në, në ngritjen e kapaciteteve dhe aftësimin e personelit për Mbështetje Ushtarake Autoriteteve.