Përmes një postimi në facebook, Deniza Limani, shkruan letër kryetarit të komunës së Gjilanit.
Ja postimi i plotë:
I nderuar,
Kryetar i Komunës së Gjilanit,
Kryetar i Partisë së LDK-së dega në Gjilan,
Nënkryetar i LDK-së,
Sot, me veprimin tënd më binde edhe njëherë se je njeri i paqës, njeri që ja don të mirën partisë dhe vendit tënd.
Të punosh me ty është nder, privilegj por edhe shkollë në vete, andaj për aq sa po punojmë bashkë po mësoj shumë, por jam e bindur që do të vazhdoj të mësoj edhe më shumë.
Je njeri i pathyeshëm, dhe për këtë të admiroj. Je shembull që një Lider din të veproj. Andaj, jemi krenar për ty. Për aftësinë, kulturën dhe personalitetin që ke. Mbështetje pafund!