Uta jonë, alpiniste e shkëlqyer, bëri mrekullinë e radhës, duke u ngjitur aty që shumëkush as që guxon të mendojë se lere më t’ia mësyjë asaj maje me shumë të papritura, ortekë, me erëra të forta deri në 200 kilometra në orë, kushedi çka tjetër.
Alpinistja e Kosovës, Uta Ibrahimi, e cila njihet me zemër të madhe, trimëreshë që nuk e ka shoqen, pas ngjitjes në malin më vdekjeprurës në botë, konfirmohet lajmi tjetër i mrekullueshëm.
Në faqen zyrtare të Federatës Bjeshkatare Alpiniste të Kosovës, bëhet e ditur se ajo ka mbërri shëndosh në bazë.
“Sapo morëm lajmin nga Xhimi (trajneri dhe mbështetësi më i madh i Utës), se Uta ka mbërri shëndosh dhe sigurt në bazë!
Çfarë lehtësimi, dhe lumturie, për të gjithë!”, njofton federata në profilin e saj në facebook.
Mali me vdekjeprurës në botë, Anapurna – 8.091 m/lmd., vetëm kur përmendet shkakton emocione të pakontrolluara tek njerëzit, se lere të ngjitesh në maje.
Uta jonë, alpiniste e shkëlqyer, bëri mrekullinë e radhës, duke u ngjitur aty që shumëkush as që guxon të mendojë se lere më t’ia mësyjë asaj maje me shumë të papritura, ortekë, me erëra të forta deri në 200 kilometra në orë, kushedi çka tjetër.
Krejt në fund, Uta ngjitet në majën më të rrezikshëm në botë, ndërsa xhudistet na sjellin tri medalje nga Kampionati Evropian, Distria Krasniqi – e artë në kategorinë – 48 kg, Akil Gjakova – i artë në – 73 kg dhe Nora Gjakova – e bronztë në kategorinë – 57 kg. Këta janë heronjtë e sportit të Kosovës.