Drita Sylejmani, ish-nxënëse e shkollës fillore Abaz Ajeti në Gjilan, arriti që studimet bachelor t’i kryej në shtetet europiane si Polonia dhe Zvicra shkruan Radio Star.
Puna e saj kualitative gjatë studimeve bëri që ajo të bëhej studentja e parë nga fakulteti i Shkencave Politike në universitetin e Varshavës të fitonte bursë studimi në Zvicër në universitetin e Cyrihut.
Ajo tashmë në përfundim të studimeve për Shkenca Politike dhe Marrëdhënje Ndërkombëtare, po trajton tema të lidhura me Kosovën në nivel ndërkombëtare. Revista e studentëve të universitetit të Varshavës sot publikoi punimin e saj me temën
“Kosova dhe Serbia: a do ta shohim më në fund pajtimin?”
Ky artikull trajton historinë mbi konfliktin Kosovë-Serbi në vitet e 90ta, e më pas relacionin mes dy palëve drejtë një normalizimi duke konsideruar mekanizmat e pajtimit./RadioStar/
Ky është arikullit i cili është publikuar
KLIKO KËTU:
https://whatintheworld075.wixsite.com/whatintheworld/post/kosovo-and-serbia-will-we-finally-see-reconciliation