Kështu e thërrasin ata që e njohin Vailen, udhëheqëse e të vetmit grup të vallëve tona popullore në tërë Belgjikën, drejtoreshë e qendrës kulturore “Vatra” në Bruksel, mësuese e shkollës shqipe dhe e gjuhës frënge për gratë shqiptare si dhe kryetare e forumit të grave në Molenbeek të Brukselit, iniciatore e ngritjes së flamurit kombëtar mbi Atomium-in e Belgjikës organizuar me deputetin shqiptar të Brukselit zoti Amet Gjanaj, hartuese e hartës etnike në zemrën e Brukselit për 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës.
Këto janë të pakta për çfarë vepron Vailja në qendrën e Evropës. Angazhimet tona janë e vetmja shpresë për të mos u asimiluar, jemi larg atdheut dhe na imponohen shumë gjëra kundër dëshirës tonë, secili nga ne, të bëjë pjesën e vet dhe fëmijët tanë nuk do ta kenë vështirë ta respektojnë origjinën e tyre. Të pakta janë fjalët sepse rezultatet flasin vetë. Punëtore e jashtëzakonshme, tradicionale dhe mbi të gjitha shumë humane, e gatshme për çdo gjë që ka të bëj me vlerat kombëtare, në çdo kohë. Jemi me Fat që e kemi”.
Janë këto vlerësimet e bashkëpunëtorëve të ngushta, miqve e adhuruesve të Zonjës Vaile Shkodra me prejardhje nga Gjilani i Kosovës e cila jeton në Bruksel.
Duke qenë se Vaile Shkodra me tërë familjen e saj jetonin në një fshat në kufi me Serbinë, ishte e pa mundur të vazhdohet jeta aty nga presionet që bënin forcat paramilitare serbe, babai i saj u detyrua të marr rrugën për në mërgim ku dhe atje nuk mungoi kontributi për çështjen kombëtare dhe atdhetare. Në vitin 1995 ai zgjidhet anëtar i kryesisë së lidhjes demokratike të asaj kohe në Gjermani për çështjen kombëtare. “Ruajini si sytë e ballit kulturën, nderin e dinjitetin kombëtar, kudo që jeni, jetoni dhe veproni” janë këto fjalë që zonjusha Vaile Shkodra i ka dëgjuar dhe frymëzuar nga prindërit, familjarët e saj, ku edhe pse e re në moshë ka bërë dhe po bënë shumë duke promovuar Kulturën tonë nëpërmes Valleve Tradicionale Shqiptare në Bruksel, përmes shkollës shqipe dhe gjitha aktivitetet që ajo zhvillon pranë qendrës kulturore “Vatra” dhe kudo në Belgjikë edhe jashtë saj.
Edhe pse e re në moshë Vailja tashmë me punën dhe angazhimin e saj ka arritur të mbledh në Grupin e Valleve Vatra shumë të rinj dhe të reja të lindur dhe rritur në Belgjikë, por që origjina e tyre vjen nga gjitha trojet Shqiptare, pra Vaile Shkodra ka arritur ta gëzoi një respekt të jashtëzakonshëm tek diaspora shqiptare në Belgjikë jo vetëm se shumë bukur dhe ne çdo aktivitet po na përfaqëson denjësisht, jo vetëm për festat tona ndërkombëtare, por edhe në aktivitete të ndryshme organizuar nga autoritetet belge ku vlen të ceket festivali « Ballkan Trafik » që mbahet çdo vit në Bruksel, « Les Plaisirs d’Hiver » e shumë ngjarje tjera. Kështu që tashmë është bërë thuajse e pa mundur ku Vailja me grupin e saj të mos të jetë prezent me flamujt tanë kombëtar duke përfaqësuar kulturën tonë shqiptare, duke mahnitur kështu publikun belg dhe të tjera komunitete që jetojnë në Bruksel, e duke dhënë një imazh mjaftë të mirë për shqiptarët në Belgjikë dhe ku do që janë. “Mjaft plagë patëm dhe ato t’i shërojmë me dashuri, respekt e bujari për Atdheun…” E lindur në një familje me tradita… ne vitin 1997, Vailja me Nënën, vllaun e motrën, iu bashkuam Babait qe ishte vendosur ne Bruksel . Si shumica e Kosovareve gjatë dekadave të fundit te shekullit te kaluar qe u larguan nga Vendlindja, dhe si për të gjithë fillimi i tyre ishte i vështir, Vailja në atë kohë ishte vetëm 9vjeçare kur ndihmonte refugjatet tanë duke ju përkthyer nëpër zyra të ndryshme të avokatëve, tek azili, sociali madje edhe nëpër objektet shëndetësore.« Mallin për Atdheun nuk ta shuan asgjë edhe po t`i posedoje thesaret e Botes, e kemi OBLIGIM MORAL qe kurrë te mos shkëputemi nga rrënjët tona, përndryshe do ngelemi pa IDENTITET» Vaile Shkodra Bënë thirrje gjithë shqiptarëve: Citoj fjalët e Isës sonë te madh: Kur shqiptaria është mirë, edhe unë jam mirë” ! Ruajeni të shenjet familjen dhe raportet me ta, percjelleni tek fëmijët e juaja nderin e shqiptarit dhe traditën sepse vetëm ashtu mund ta kultivojmë kulturën tonë, dhe sidomos i drejtohem prindërve që të insistojnë në ruajtjen e gjuhës shqipe të përdoret në shtëpi dhe ku do që tjetë e mundur sepse gjuha jonë vlen e nuk meriton të shuhet për asnjë gjuhë tjetër! Të ruajmë e të vlerësojmë atë që kemi nga gjaku nuk mund të bëhemi tjerë ! Për mua, është kjo lumturia” shprehet Vaile Shkodra kandidate për asambleiste nga Partia Socialiste në Belgjikë.