Ekipi i vajzave të Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” nga Gjilani kanë zënë vendin e parë në garat rajonale në pingpong dhe do ta përfaqësojnë Rajonin e Gjilanit në garat republikane.
Ky aktivitet është mbajtur në kuadër të garave të sportit shkollor dhe vashat e Gjimnazit Natyror gjithnjë kanë treguar suksese të lakmueshme falë punës së palodhshme të mësimdhënësve të kësaj shkolle.
Kësaj radhe, ekipi i Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” është përfaqësuar nga nxënëset Elda Salihu, Erblina Salihu, Lortina Rexhepi dhe Elsa Ibrahimi.
Siç ka theksuar trajneri i këtij ekipi, profesori Blerim Shala, tash kjo ekip do t’a përfaqësojë rajonin tonë në garat republikane.
Drejtori i Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti”, Bekim Mustafa, ka thënë fjalë miradie për suksesin e arritur dhe ka shtuar se shkolla është krenare me punën e palodhshme të kësaj ekipe që prore po sjell rezultate të mira. Ai ka pritur në një takim ekipin fitues dhe u ka dëshiruar suksese edhe në garat e mëtejme, duke premtuar se ata do t’a kenë përkrahjen e duhur edhe në të ardhmen.