Virologu i famshëm gjerman, Christian Drosten, nuk mendon aspak se koronavirusi është bërë më pak i dëmshëm, pavarësisht se në të gjithë botën ka rënie të rasteve të reja dhe të shtrimeve në spital.
Sipas tij, është normale që qeveritë e shumë vendeve po heqin masat shtrënguese për momentin, por paralajmëroi se virusi është ende i rrezikshëm dhe qeveritë duhet të jenë gati për të rivendosur masat.
Duhet të bëjmë kujdes, sidomos me personat mbi 65 vjeç. Po shikojmë që ata po preken gjithmonë e më shumë nga virusi. Edhe pse në verë pandemia do të qetësohet, nuk do të ndalet fare”, tha Drosten, transmeton Cnn, përcjell Albinfo.ch.
Më pesimist, virologu gjerman u tregua për dimrin e ardhshëm.
“Nuk e dimë nëse do të jetë një pasardhës i Omicronit ose një tjetër variant, por nuk mund të presim që vaksinat të na mbrojnë nga transmetueshmëria. Aq më pak të na mbrojnë dimrin që vjen. Mendoj se në dimër duhet të shtrëngohen sërish masat”, tha Drosten.