Drejtori i Shërbimit, Spitalor, dhe Klinik Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi, ka thënë se shteti ynë po kalon në situate të rëndë në përballjen me coronavirus.
Ai ka thënë se përkundër se numri i personave të infektuar është rritur, ende ka shtretër të lirë.
“Po kalojmë në situatë jashtëzakonisht të rëndë, por kemi shtretër. Spitalet rajonale kush më shumë e kush më pak kanë shtretër”, tha Krasniqi, në T7.
Ai ka thënë se nuk ka ende ilaç dhe as vaksinë anti-covid, andaj duhet të respektohen masat.