Kryetarja e gruas së NISMA-s Socialdemokrate, Valdete Bajrami, i është kundërpërgjigjur largimit të Bajram Hasanit nga kjo parti.Valdete Bajrami, e cila vjen nga qyteti i njëjtë sikurse ish-ministri Bajram Hasani, ka shkruar në facebook, se “diçka e mirë po vjen”, duke përmendur se kjo gjë do të ndodhë në NISMA-n Socialdemokrate në Gjilan.“Diçka e mirë po vjen. Nisma Gjilan”, ka shkruar Bajrami, teksa ia ka bashkangjitur një fotografi e shoqëruar së bashku me disa nga anëtarët e kësaj partie në degën e Gjilanit.
Një ditë më parë, ish-kryetari i degës së NISMA-s në Gjilan, Bajram Hasani, dha dorëheqje nga kjo parti. Së bashku me të nga partia e Limajt, janë larguar edhe dy persona.Mirëpo, vetëm javën e fundit në NISMA-n Socialdemokrate, janë anëtarsuar mijëra persona. Në vetëm në dy qendra më të mëdha, Prishtinë dhe Prizren, në partinë e Limajt, u bashkuar qindra qytetarë.Kurse, supozohet se i larguari Bajram Hasani, do të bashkohet me partinë e formuar nga Milaim Zeka.
Madje, këtë nuk e kanë mohuar as Bajrami e as Zeka. Ata gjatë ditës për Gazeta Blic, kanë thënë se do të shqyrtojnë rastin për bashkëngjitjen në partinë e re të quajtur PEK./Gazeta Blic