Dy emra të njohur të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Valentina Bunjaku dhe Arbër Ismajli, nuk kanë arritur të sigurojnë ulëse në Kuvendin e Kosovës në zgjedhjet e fundit, ndonëse konsideroheshin kandidatë me gjasa për t’u bërë pjesë e legjislaturës së re.
Valentina Bunjaku, e cila kishte qenë pjesë e Kuvendit të Kosovës në legjislaturat e kaluara, kësaj radhe nuk arriti të marrë numrin e nevojshëm të votave për të vazhduar mandatin e saj parlamentar. Ndërkohë, Arbër Ismajli, i cili më herët kishte garuar për kryetar komune dhe së fundmi si kandidat për deputet, shënoi një rezultat zhgënjyes në Gjilan, duke mos arritur të sigurojë mbështetjen e mjaftueshme të elektoratit.
Rezultati i zgjedhjeve tregon ndryshime në preferencat e votuesve dhe sfida të reja për LDK-në në këtë rajon, duke hapur debat për riorganizim dhe qasje të re politike në të ardhmen./Radio Star/

