Në një takim të mbajtur me gratë gjilanase, Valentina Bunjaku ka shprehur mirënjohjen dhe krenarinë për përfshirjen aktive të grave në fushatën zgjedhore të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Në fjalën e saj, ajo theksoi se është e nderuar të flas në emër të forumit më të suksesshëm të gruas, duke vlerësuar rolin vendimtar të grave në proceset demokratike dhe zhvillimin e komunës së Gjilanit.
“Faleminderit gra gjilanase! Jam e nderuar të flas në emër të forumit më të suksesshëm të gruas. Sot, së bashku, i japim përkrahjen tonë Lidhjes Demokratike të Kosovës, kandidateve për Asamble Komunale dhe kryetarit tonë të ardhshëm, Arbër Ismajlit. Me unitet, përkushtim dhe besim – bashkë do t’ia dalim dhe bashkë do të fitojmë!”, u shpreh Bunjaku.
Takimi u karakterizua nga entuziazmi, solidariteti dhe besimi i palëkundur në vizionin e LDK-së për një të ardhme më të mirë për Gjilanin, me Arbër Ismajlin në krye.