Letër portaleve fantome dhe faqeve të porositura fejsbuku
Të nderuara disa portale e faqe fejsbuku, po ju shkruaj këtë letër për t’ju përkujtuar se jam njeriu më bashkëpunues me mediat dhe e çmoj lirinë e shprehjes e mendimit. Por mjaft është mjaft! Mjaft më me sondazhe të porositura e të paguara, duke lakuar emrin tim e kinse duke më bërë humbëse vetëm mua! Më kanë pyetur shumë votuesë e qytetarë se a duhet të ndjekin këto sondazhe e të më dalin me pëlqime e vota, e u kam thënë se nuk kanë nevojë fare të brengosen e as te komentojne! Shumë prej këtyre portaleve e faqeve të fejsbukut janë me porosi, me interesa dhe me gjasa, edhe të financuara. Janë individë e grupe, të cilat kujtojnë gabimisht se mund ta përçajnë LDK-në, por ne jemi më të fortë se kurrë; më unik se asnjëherë më parë ne garë me partitë tjera. Tash edhe po të donte dikush përçarjen, nuk kemi mundësi, sepse kemi përgjegjësinë e madhe për shpresën e vetme të mbetur në Kosovë, se LDK do ta merr së shpejti drejtimin e shtetit e do ta drejtojë kah zhvillimi, maturia, forcimin e integrimeve evropiane dhe sundimin e ligjit. E kemi obligim përkrahjen masive nga qytetarët e Gjilanit e krejt Kosovës në LDK sikur menjëherë pas luftës, që ta shndrrojmë në qeverisje të mirë e të drejtë, duke qenë unik e me kuadro të dëshmuara akademike e profesionale.
Portale e faqe fejsbuku, kot po mundoheni të vendosni emrin tim në shumë sondazhe dhe çuditërisht (!) gjithmonë të më lëni humbëse! Shkoni e gjeni votat në KQZ, si një nga gratë më të votuara në Kosovë në nivelin lokal! Kush merr vesh në politikë, e di mirë se sa vështirë merr besimin në nivel lokal! Jam me fat për mbështetjen masive që më japin gjilanasit e bashkëvendasit e mi dhe atyre u obligohem 24h! Unë jam e fuqishme në bazë, aty ku vihen themelet e forta të një politikaneje! Leni sondazhet me porosi, sepse keni dëmtuar keq edhe besimin në sondazhe e anketime profesionale! Po e dëmtoni besimin edhe në hulumtime të matjes së opinionit publik!
Ka kohë të gjatë që ia keni mësyer këtyre sondazheve “montazh” – të montuara me porosi, por dijeni se unë jam matur dhe kam kënaqësinë e madhe të matem sërish, e të shihni se si ju prishi krejt matematikat e juaja dhe atyre që ju porosisin!
Kot e keni dhe erdhi koha të dal nga heshtja, e t’ju them se fuqia e politikanëve duhet të vjen nga poshtë-lart, e jo nga lart-poshtë! Duhet të vjen nga qytetarët e jo nga humbësit që më frikësohen, e bëjnë “luftë virtuale” ndaj meje! Një gjë e dini edhe ju: të fortëve e të drejtëve, rivalët i frikësohen, prandaj arma e tyre e fundit dhe e vetme kanë mbetur sondazhet e montuara!Mjafte me se po dilni qesharak !!
Dihet ku eshte vendi i besimit qytetare dhe fjala e tyre!!
Shqip o vella,une s’di ndryshe ….
Tina