Postimi i plotë nga deputetja Bunjaku Rexhepi:
Qytetarë të dashur, jeni dëshmitarë që kjo Qeveri e ka veç hijen dhe nuk është madje as Qeveri në hije! Që nga fillimi i saj, e ka pasur problemin e numrave! Është kjo Qeveri aktuale e cila vazhdon të jetë pa numra edhe sot. Ne si deputetë të LDK-së shkuam sot në seancë, por nuk i kanë 61 vota. Na akuzojnë neve, ndërsa problemi është se nuk ka kuorum dhe nuk mund të vazhdohet më tutje me rendin e ditës. Ne shkuam aty, por s’kanë numra e kuorum! Opozita nuk mund t’ia bën numrat Qeverisë, sepse nuk është opozita Qeveri! Edhe me serbët nëse e bëjnë matematikën, i kanë veç 45 vota. Pra, kjo Qeveri duhet të rrëzohet sepse nuk i ka numrat, po e bllokon Kuvendin, po vonohet miratimi i shumë ligjeve dhe mund ta rrezikojmë liberalizimin e vizave!