Deputetja e LDK-së , Valentina Bunjaku Rexhepi ka reaguar pasi Prokuroria Themelore e Prishtinës ka autorizuar Policinë që të inicioje rast në drejtim të veprës penale “Zbulim i fshehtësisë zyrtare” dhe intervistimit që policia i bëri sot drejtorit të Insajderit, Parim Ollurit.
Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku-Rexhepi, ka thënë se frikësimi i gazetarëve nga pushteti “Krejt dhe drejt”, është shkelje e lirisë së medias.
Postimi i plotë:
Frikësimi dhe përndjekja e gazetarëve nga pushteti “Krejt dhe drejt”, është shkelje e lirisë së medias. Tema e hulumtimit ishte mbi kontratën nga Qeveria për vaksinat antiCovid-19, prandaj mund të lexohet si frikë e Qeverisë Kurti 2, për zbulim të dështimit, zvarritjeve dhe vonesave në sjelljen e vaksinave për të shpëtuar jetët e njerëzve. Jo përndjekjes së gazetarëve, po vaksinave!