Kryeministër,
Diskutimi yt sot në Kuvend është shumë tendencioz.
Refuzimi për tërheqjen e disa mjeteve nga Trusti në këtë krizë kishte me qenë i arsyeshëm nëse ke alternativë, por nuk po ofron asnjë zgjidhje kryeministër.
Refuzimi yt si duket ka të bëjë me çështje personale e aspak me justifikim.
Populli nuk është ekspert por është baza e këtij vendi. Janë po ata që ty të sollën në atë kolltuk. Po të pengon edhe populli tani, sepse këtij populli i more votat me atë popullizmin tënd dhe tani akuzon të tjerët. Ekspert i popullizmit jeni ju, s’ka të tjerë si ti! Populli po e kërkon Trustin, sepse Qeveria nuk po ia “ngjet dorën qytetarëve” në krizë ekonomike. Kur shteti nuk ndihmon, qytetari i kthehet vetvetes. Arsyeja kryesore pse Kurti refuzon Trustin është inati që ta imitojë LDK-në dhe kinse unë kam ide të miat.
Kryeministër, as nuk ke ide, as zgjidhje, asgjë. Popullist si ti, s’ka më, ishe ti!