Rritja e çmimeve maksimalisht, për çdo artikull e shërbim, ka rënduar jetën e qyetarëve si kurrë më parë.
Ndërkohë, Kryeministri është bërë një kritik i padrejtë i qytetarëve për panik, pa i bërë zgjidhje urgjente.
Menjëherë, duhen të rriten pagat minimale, pagat në çdo sektor publik e privat, të sillet Projektligji për pagat, të rriten pagat për mësimdhënësit, edukatorët, infermierët, policët, shërbyesit civilë etj. Urgjentisht të inspektohet mashtrimi me çmime në kohë krize.
Është gjendje e jashtëzakonshme e papërballueshmërisë së blerjes së çdo artikulli e shërbimi. Depresion social dhe ekonomik. I paparë që nga lufta. Qeveri dëshpruese!