Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Valentina Bunjaku-Rexhepi, ka deklaruar se subjekti i saj politik është ngritur fuqishëm në këmbë për ta mbështetur Arbër Ismajlin në garën për kryetar të Komunës së Gjilanit.
Ajo theksoi se LDK është e unifikuar dhe e përkushtuar për ta përkrahur kandidaturën e Ismajlit, duke e konsideruar atë si njeriun e duhur për të udhëhequr Gjilanin në mandatin e ardhshëm.
“LDK është ngritur në këmbë për ta përkrahur Arbër Ismajlin dhe kandidaturën e tij për kryetar të Gjilanit. Ai përfaqëson vizionin dhe seriozitetin që qyteti ynë ka nevojë,” është shprehur Bunjaku-Rexhepi.
Sipas saj, fitorja e LDK-së në Gjilan është e domosdoshme për të rikthyer zhvillimin dhe për t’i dhënë qytetarëve një qeverisje efikase, transparente dhe të përgjegjshme.
Mbështetja e Bunjaku-Rexhepit për kandidatin Arbër Ismajli shihet si një sinjal i qartë i mobilizimit të LDK-së në këtë komunë, në prag të zgjedhjeve lokale.