Qytetarë të nderuar,
Ndarja buxhetore nga Qeveria Kurti 2 për vitin 2022 dhe për Gjilanin, në projekte në vlerë minimale, është qesharake dhe injoruese.
Duke e ditur kontributin e madh të taksapaguesve gjilanas në buxhetin e vendit dhe duke e vështruar këtë buxhet, krijohet përshtypja se ne nuk qenkemi fare në agjendën e kësaj Qeverie. Madje, Gjilani tani qeveriset nga një kryetar që vjen nga Qeveria në pushtet, por si duket as ai e as deputetët nga Anamorava nuk kanë guximin ta kërkojnë së paku hisen që na takon, se lëre më diçka më shumë…
Bukën e shtëpisë si duket Qeveria e paska ndarë dikah tjetër, por për Gjilanin e Anamoravën i paskan ndarë vetëm disa troha të saj. Ma mirë pak se hiç! Arroganca e numrave, po e bën të veten dhe kjo po i kushton më së shumti Gjilanit.