Sqarim ;
Sot në takimin e GP të LDK-së,të mbajtur lidhur me mocionin e LDK për votëbesimin e qeverisë Kurti,jam deklaruar dhe kam kërkuar qe neve deputetëve të na jepet hapësirë ta diskutojmë në bazën deleguese prej nga vijmë, të provojmë eventualisht edhe një mundësi për tejkalim të situates pa mocion.Të mos ngutemi tani aq më tepër në këtë krizë të paraqitur nga Covid-19 edhe në vendin tonë!Gjithashtu kam kërkuar që t’i sqarojmë veprimet tona në vazhdim duke nënkuptuar që refuzojmë një bashkëpunim të mundshëm me PDK.
Pas konsultave me degën,kam vendosur që t’i bashkangjitem kolegëve shumice te GP të LDK dhe kam nënshkruar edhe unë mocionin!
Veprimin tim a arsyetoj me faktin se si deputete e LDK-së nga Gjilani veprimet e mia i harmonizoj me kërkesat e degës dhe elektoratit besnik te LDK-së si gjithmonë në të kaluaren!!