Deri në 16 orë, deri në ora 02:00 pas mesnate, zgjati seanca e djeshme në Kuvendin e Kosovës. Disa kritikuan deputetët e Gjilanit që flejtën herët, por kjo nuk vlen për mua, sepse isha zgjuar për projektet e Gjilanit e Anamoravës, prej se jam deputete në Kuvend.
Shihni e dëgjoni me kujdes, e kuptoni se shumica e amendamenteve të ngutshme, nuk kaluan në votim. Vetëm Bekim Haxhiu kishte aq shumë dhe i dështuan në votim.
Ne kemi lobuar për impiantet milionëshe të ujërave të zeza, zgjerimin e hyrjeve të Gjilanit, autostradën, projektet në arsim, kampusin e universitetit “Kadri Zeka”, rritjen e buxhetit të DKA-së etj. Shihni fjalimet dhe punën time në Kuvend nga fillimi e gjer më sot, e shihni se isha deputetja më e zëshme për Gjilanin. Natyrisht, na ka lehtësuar punën shumë, një kryetar si z. Lutfi Haziri, me autoritet të lartë në nivel vendi dhe i shkathtë për të absorbuar investime multimilionëshe për Gjilanin.
Prandaj unë mbrëmë deri pas mesnate isha zgjuar, por nuk u përfshira në spektakël mediatik. Unë rri zgjuar në Kuvend në çdo seancë!