Postimi i plotë nga deputetja:
Kuvendi shkon në pushim veror. E them me krejt bindjen se, përkundër që Qeveria ka shumicën dërmuese, miratoi pak e hiç projektligje për këtë periudhë.
U mor me shkarkime kolektive dhe vetëkapi borde, agjenci, institucione të pavarura.
Thelloi nepotizmin, militantizmin, partiakizmin. Qëllimi kryesor ishte shkarkimi i “tjerëve” dhe vendosja e të “vetëve”, e aspak miratimi, ndryshimi dhe plotësimi i aq shumë ligjeve. Përveç shkarkimeve, krejt mendjen e kanë te zgjedhjet lokale.
Midis rritjes së tmerrshme të pandemisë, vaksinimit jo të përditshëm, merren me atë se Arben Vitia a do të jetë kandidat për Prishtinën, a Ministër i Shëndetësisë?!
Vetëkapën nivelin qendror dhe synojnë vetëkapjen në nivel lokal. Por në muajin tetor do të shohin se, zemërimi e zhgënjimi veçse kanë nisur. Uroj që Kuvendi të rifillojë punën mbarë, e jo mbrapsht si deri më tash, me ritëm tjetër dhe me ndryshime më të mëdha legjislative.
I kanë numrat, i kanë “krejt dhe drejt”, por po sillen me papjekuri, që kur flisni si deputetë të opozitës, të shurdhojnë me zhurmë, për të ju dekoncentruar e tallur.
Urojmë Kuvend më normal, më të matur, më profesional e më dinamik pas kthimit nga pushimi! Unë do ta kem hallin e qytetarit në fokus dhe veçmas të Gjilanit.
Sa të kam mundësi, do të loboj për projektet e Anamoravës. Këtë anë e njohim më mirë, por edhe çdo kërkesë të qytetarëve, pa dallim rajoni e qyteti, do ta adresoj! Si gjithmonë!
Mirënjohëse për jetë! Respekt Tina✌️