Mbrëmë, bashkë me kryetarin e LDK-së, z. Lumir Abdixhiku, kryetarin e Degës në Gjilan, z. Lutfi Haziri, strukturat e Degës, Forumin e Gruas dhe Forumin e Rinisë, mysafirë dhe qytetarë nga Gjilani, patëm rastin të dëgjojmë nga afër prezantimin e kandidatit për kryetar komune, z. Arbër Ismajli.
Me të gjithë këta faktorë të rëndësishëm,
i ofruam mbështetjen e plotë Kryetarit në ardhje Arbërit për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.
Kandidimi i tij është një mundësi reale për të ndryshuar gjendjen aspak të mirë të krijuar nga udhëheqja aktuale.
Në vitin 2021, gjilanasit deshën ndryshim, por nuk e morën. Kërkuan zhvillim, por nuk e gjetën. Ngecjet ishin të dukshme , dhe për këtë arsye, ndryshimi nuk ndodhi!
Me Arbërin kemi pasur dallime në të kaluarën, e mund të kemi edhe në të ardhmen, por e tashmja do të jetë një sfidë e përbashkët. Prandaj, do ta përkrah në këtë garë si një ushtare e LDK-së dhe në interes të qytetit tonë.
Gjilani ta jep mundësinë, por ta merr, nëse nuk punon në dobi të qytetarëve. Ata e patën e nuk e bënë, e Arbëri duhet ta bëjë, e të jetë zë i qytetarëve!
Do ta përkrahim së bashku dhe do ta duartrokasim për punët e mira, por do ta kritikojmë për çdo gabim të mundshëm. Unë do të jem në të dyja anët, aty ku duhet mbështetje dhe aty ku duhet zë kritik.
Qytetarë të Gjilanit, ju ftoj që me logjikë të shëndoshë dhe vullnet të mirë, ta përkrahim z.Arbër Ismajlin dhe t’i japim Gjilanit qeverisjen që e meriton , të drejtë e efikase dhe përparuese në të gjitha sferat.
Ta përkrahim Arbërin në këtë garë duke e votuar përtej partisë, përtej interesave personale, për interesa të përbashkëta!
#bashkëmundemi ✌️
Tina!