Me propozimin e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, sot në seancë plenare të Parlamentit të Kosovës me shumicĕ votash u zgjodha Kryetare e Komisionit Parlamentar për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport.
Për këtë besim, falenderoj shefin e Grupit Parlamentar, të gjithë kolegët dhe nënkryetarin Lutfi Haziri, për përkrahjen e dhënë. Zotohem se bashkë me kolegët tjerë, do të punojmë në avansim dhe zhvillim të mëtejmë në të gjitha këto fusha në pajtim të plotë me ligjet e vendit dhe për interesin publik.
Besimin do t’ua kthej me punë për qytetarët!
E juaja,
Valentina R.