Vizitoni resortin turistik Vali Ranch Resort në afërsi të Gjilanit. Ai ka dëshmuar ndër vite se është vendi ideal për kënaqësinë tuaj.
Të gjitha i keni në një vend!
Duke filluar që nga lokacioni tejet i favorshëm i Vali Ranch Resort, që është qyteti i Gjilanit, përkatësisht fshati Përlepnicë, gjeni informacione bazë, të rëndësishme për klientelën.
Gjilani është një nga shtatë qytetet më të mëdha të Kosovës. Është vendosur në fushën e Gjilanit gjegjësisht në jug-lindje të Kosovës në Anamoravë. Pozita gjeografike që ka, i mundëson asaj lidhje të mira me qendrat tjera të Kosovës dhe të rajonit. Njihet si qytet historik dhe me një kulturë të pasur. Duke vazhduar më tej, Vali Ranch Resort gjindet saktësisht në fshatin Përlepnicë (7 km larg qytetit të Gjilanit), që karakterizohet me Liqenin e Përlepnicës, që njihet si liqeni më I madh në lindje të Kosovës e që furnizon me ujë një pjesë të mire të Anamoravës. Gjithashtu siguron një pamje të bukur dhe relaksuese, siç edhe mund të shihet në fotografi.
Në reliefet e mrekullueshme të Anamoravës, me një pozicion mjaft piktoresk, zë vend Vali Ranch Resort. Është ky një resort turistik me të gjitha aktivitetet hotelierike dhe rekreative, duke filluar prej ushqimit tejet cilësor të kuzhinës tradicionale dhe asaj ndërkombëtare, e deri te mënyrat e ndryshme të rekreacionit dhe argëtimit.
Hotel “Queen Vali Palace”
Hoteli “Queen Vali Palace” është vendi ku ju do ndiheni dhe trajtoheni si në shtëpinë tuaj. Aty ku do gjeni rehatinë, relaksin bashkë me luksin e cilësinë.
Hotelin e keni me dhoma të kategorive si:
#STANDARD ,#SUPERIOR , #SUITE
USHQIMI I SHIJSHËM DHE VERËRAT E ZGJEDHURA
Më tej kemi dhe restorantin ‘’Romantika’’, vend familjar dhe njëherësh shumë modern, me ushqim të përgatitur nga profesionistët, cilësor, të shumëllojshëm dhe me shije të përsosur, e mbi të gjitha, me shërbim shumë mikpritës. Ushqimi I shijshëm shoqërohet më së miri me verërat që posedon Bodrumi I Verës në Vali Ranch Resort. Verëra cilësore dhe të veçanta, nga shtete të ndryshme të botës, qe do të ju impresionojnë.
KALËRIMI DHE SPORTET, NJË VLERË E SHTUAR E VALI RANCH RESORT
Mund të vazhdoni më tej me aktivitetet fizike, si kalërimi. Vali Ranch Resort ka tashmë një traditë shumëvjeçare kalërimin, qysh në fillimet e tij dhe posedon kuaj të shumtë, e të trajnuar për kalërim. Se fundmi, është hapur gjithashtu edhe kursi për kalërim për të gjitha moshat, trajnim ky 3 mujor, 6 mujor apo 1 vjeçar, varet nga zgjedhja juaj.
Përveç kalërimit, si sporte këtu zhvillohen edhe mini-golfi dhe mini-cartingu, që shërbejnë si relaksim për mendjen dhe trupin. Në një mot të mirë, këto sporte janë shumë atraktive dhe të dobishme.
Lamat dhe peshqit , kafshë tjera në Vali Ranch Resort
Për të pasur diversitet fauneje në resort, ne kujdesemi edhe për këto dy llojë kafshësh atraktive.
Koy Fish, një race japoneze peshqish dhe Lamat që janë me origjinë nga Afrika e Jugut.
Salla e konferencës, vendi ideal për takime pune!
Disa nga takimet më të rëndësishme në vend mbahen në sallat e mbledhjeve të Vali Ranch Resort.
Nëse jeni në kërkim të një vendi për të organizuarkonferenca, seminare, trajnime, prezantime produkti, takime, mbledhje, negociata qofshin këto biznesi, diplomatike apo politike, ne kemi ambientin e përsosur për ju.
VALI RANCH RESORT, AMBIENT IDEAL PER AKTIVITETE KULTURORE
Festivali mbarëkombëtar “Mollëkuqet” (9 edicione) dhe Festivali Internacional “Rising Stars” (3 edicione) janë zhvilluar në ambientet e Vali Ranch Resort, një festival me motive garuese, duke sjellur 12 shtete të ndryshme të botës ne resortin tonë, jo vetëm për festival por edhe për akomidim gjatë kohës sa kanë qëndruar në Kosovë, ku janë ndarë të mahnitur me bukurinë dhe mikpritjen e resortit.
SALLA DHE ORGANIZIME AHENGJESH
Pa dyshim që këtij resorti nuk mund t’I mungojnë edhe sallat madhështore të dasmave, ku gjithçka është magjike deri në detaje, që nga organizimi, dekori, ambientet, ushqimi e shërbimi.
Për një kohë të gjatë, ambientet e Vali Ranch Resort janë kthyer në destinacionin e preferuar të klientëve për të festuar ahengje dhe data të rëndësishme. Kjo për të vetmen arsye sepse Vali Ranch Resort, përveç që ofron rehati dhe mikpritje, ofron edhe mundësi të shumta zgjedhje ambientesh, jashtë apo brenda. Si kulminacion dhe momenti më emocionues, Vali Ranch Resort mundëson edhe realizimin e kurorëzimit të qiftit. Të gjitha këto, mund t’I shikoni në fotografitë më poshtë.
Pa i lënë anash edhe foto-sesionet që qiftet kanë realizuar për ditën e tyre më të lumtur, duke zgjedhur pamjet dhe ambientet e Vali Ranch Resort, si vend ku kanë hasur kreativitet, modernitet e lirshmëri për t’I zbërthyer të gjitha idetë e tyre për fotografi.