Ylli i Llapit, Valmir Veliu, do të transferohet në Turqi, pas një sezoni të mirë që pati me klubin nga Podujeva.
Sipas burimeve të Klankosova.tv, transferi i Veliut do të kushtoj 160 mijë euro, që do ta bënte atë si futbollistin më të shtrenjtë në historinë e futbollit kosovar.
Veliu tashmë është përshëndetur me shokët e skuadrës së Llapit.