Skuadra e Dritës ka shënuar fitore dje, duke siguruar zyrtarisht titullin e katërt të kampionit në histori shkruan Rasio Star.
Pas përfundimit të ndeshjes, presidenti i klubit, Valon Murseli, në një prononcim u pyet se kujt ia dedikon këtë sukses. Pa hezituar, ai u përgjigj se titulli i shkon Valon Zymberit.
“Ky titull i dedikohet Valon Zymberit. Ai i ka meritat më të mëdha për këtë skuadër,” tha Murseli.
Sipas tij, Zymberi ka kaluar tri vite të vështira duke ndërtuar këtë ekip, dhe ky sezon është rezultat i punës së tij.
“Ky është sezoni i Valonit. Ai ka vuajtur dhe ka punuar shumë për të kombinuar këtë skuadër. Besoj se ky kampionat i takon atij,” theksoi presidenti i Dritës.