Gazetari dhe analisti politik, Valon Syla, ka komentuar raportet e kryeministrit Kurti dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Për Sylën, Kurti ka kompleks historinë, sepse ai mendon se i ka ikur ajo.
Syla beson se e vetmja mundësi për Kurtin janë negociatat, mirëpo thotë se nuk do ta bëj as këtë sepse sipas tij do të dezertoj.
Albin Kurti i frikësohet historisë. Për shkak të kësaj tute e ka një kompleks të madh që s’është në histori. I ka ikë historia para syve. Ishte përfaqësues i UÇK’së në zyrën e saj në Prishtinë me Adem Demaçin, ku edhe dezertuan e dhanë dorëheqje se nuk u pajtuan me qëndrimet e Rambujesë s’është me rëndësi. I iku 2008’ta e tash në fund është kapë për bishti të kësaj historie moderne të Kosovës që të futet në të. E vetmja mundësi për të janë këto negociata, nëse tregon sukses. Po ashtu siç hyri e i dha zor me gjoks përpara dëshiron të dezertojë. Ju kam thënë atë natë që të tanë i kishit informatat se Albin Kurti e kreu e pranoi, unë ju thosha ‘o ikë ky’ pasi ky siç kai ikur para çdo vendimi të madh historik përsëri do të ikë edhe tani”, – thotë Syla.
Ai tha tutje në T7 se Kosova tashmë është në listën e zezë amerikane dhe do të ketë sanksione diplomatike për shtetin.
“Për Kosovën sanksionet kanë filluar, jemi në listë zezë tash e tutje keni me i pa shpullat diplomatike, Këshilli i Evropës ra, liberalizmin harrojeni, izolimin priteni”, – thotë ai.