Drita ka pasur sukses të madh në këtë stinor vjeshtor, duke u mposhtur vetëm një herë dhe duke u bërë kampion vjeshtor.
Gjilanasit pas 18-të ndeshjeve të zhvilluara kanë grumbulluar 41 pikë, tri me shumë se Ballkani që ka përfunduar i dyti me 38 sosh.
Marrja e pagave me kohë ka qenë një nga faktorët që lojtarët e Dritës të bëjnë paraqitje fantastike këtë sezon.
Drejtori sportiv i klubit, Valon Zymberi, në një prononcim për Gazetën inFokus ka thënë se nuk kanë probleme me paga asnjëherë dhe se në shumicën e rasteve futbollistët rrogat i marrin para kohe.
“Nuk kemi pasur problem me paga asnjëherë. Në shumicën e rasteve lojtarët i marrin pagat para datës 1”, deklaroi Zymberi.
Kujtojmë se Drita në 4 vitet e fundit është nder klubet me të organizuara në Kosovë dhe nuk kanë pasur probleme me paga as gjatë kohës së pandemisë ‘Covid-19’.