Në ndeshjen e zhvilluar në Gjilan, Ballkani ka humbur me rezultat 2:0 nga Drita, raporton Zëri.info.
Në ndeshjen e javës së dhjetë në Superligën e Kosovës në futboll, është përfolur shumë për referimin e Besfort Kasumit.
Në emisionin ‘Dueli Sportiv’, zyrtari i Dritës Valon Zymberi është distancuar nga këto zëra.
“Mua nuk më intereson puna e gjyqtarit, ne jemi klub serioz, nuk jemi gjyqtarë”, tha fillimisht Zymberi, përcjell Zëri.info.
“Në momentin që kemi fituar, ka pasur reagime të shumta. Por, edhe ne kemi lëshuar pikë dhe ne nuk e kemi fajësuar askënd”, vlerësoi Zymberi.
“Në futboll nuk bën të reagohet brenda 24 orësh, andaj trajneri Ismet Munishi ka reaguar kaq nxehtë”, potencoi Zymberi.
“Jemi klub serioz, kemi investuar shumë dhe nuk merremi me këso gjëra. Kur jemi në 100%-shin tonë, nuk ka që na mposhtë neve“, shtoi ai.