Pas vendimit të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) për të pezulluar sërish tenderin për renovimin e Stadiumit të Gjilanit, Drejtori Sportiv i FC Drita, Valon Zymberi, ka reaguar ashpër duke kërkuar rishikim dhe ridizajnim të projektit shkruan Radio Star.
Ai e ka cilësuar këtë si një mundësi për të ndërtuar një stadium dinjitoz dhe me standarde moderne, duke e kritikuar projektin aktual si të papërshtatshëm për një qytet me histori të pasur futbollistike.
“Nëse shohim projektet e stadiumeve të qyteteve të tjera, shihet qartë se stadiumi i Gjilanit është projekti më i dobët. Më shumë ngjan me një stacion autobusësh sesa me një arenë futbolli,” ka shkruar Zymberi, duke theksuar se ky stadium nuk i plotëson kriteret për një impiant modern që do t’i shërbente qytetit për dekada.
Ai ka bërë thirrje që të dy klubet e qytetit, si dhe gjithë komuniteti sportiv e politik, të bashkohen për të kërkuar një projekt të denjë, duke e cilësuar diskriminues krahasuar me projektet e tjera që po realizohen në Kosovë./radiostargjilan/
Statusi i plotë:
RISHIMIKI DHE RIDIZAJNIMI I PROJEKTIT TË STADIUMIT TË QYTETIT ËSHTË I DOMOSDOSHËM
Njoftimi nga MKRS-ja për pezullimin e sërishëm të tenderit për stadiumin e Gilanit tregon për një “sezon të ri të serialeve turke” që na pret edhe këtë vit lidhur me tenderin e stadiumit, por ne duhet ta shfrytëzojmë këtë moment për të mirën e qytetit!
Nëse i shiqojmë projektet e stadiumeve të qyteteve tjera, shihet që stadiumi i Gilanit është projekti që më shumë ngjason një statcion të autobusëve se sa një stadium.
Në qytete evropiane stadiume si ky i Gilanit i nxjerrin nga funksioni sepse nuk janë më stadiume që përmbushin kriteret e një stadiumi me standarde moderne, kurse ne pretendojmë që ta ndërtojmë një stadium të till dhe ta kemi në shërbim për 20-30 vitet e ardhshme ndoshta edhe më gjatë.
Qyteti i Gilani meriton stadium me projekt modern sikur të qyteteve tjera e jo sikur ky që është projektuar para 10viteve e i cili ndoshta për atë kohë ka qen i pranueshëm.
Ky shqetësim sa më shpejtë duhet të ngritet nga dy klubet e qytetit e pastaj të përkrahet edhe nga spektri politik lokal dhe nga i gjithë komuniteti sportdashës sepse bëhet fjalë për një aset të qytetit në të cilin do të kalojnë shumë gjenerata.
Nuk është e vështirë të dallohet diskriminimi që i është bërë Gilanit me këtë projekt, vetëm shihni fotot e stadiumeve(projekte të prezantuara nga MKRS)që do të bëhen në qytetet tjera dhe shih stadiumin e Gilanit që nuk e ka as gjën më elementare, mbulojen e tribunave🥺
Nëse kemi prit qe 8 vjet, po presim edhe sivjet po bile le te bohet qysh duhet🤝