Gjatë dy ditëve të ardhshme do të mbajë mot me diell dhe vapë, njoftoi Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 29-35 gradë Celsius.
Për shkak të motit të nxehtë kërkohet që të mos qëndrohet në diell gjatë ditës.
“Indeksi UV ne vlerat ekstreme, prandaj këshillohet respektimi i IKSHP nga ora 10-16 të mos jemi ne kontakt direkt me rrezet e diellit ose të bartim masat mbrojtëse”, thuhet në njoftim.
Edhe ditët tjera parashihen të jenë me vapë, sipas institutit.