Festivali Evropian i Filmit në bashkëpunim me organizatën më aktive në Rajonin e Gjilanit, Varg e Vi, po vjen në Gjilan, për tri ditë radhazi, duke filluar shfaqjen e filmave nga Gjermania, Italia, Luksemburgu e Belgjika, më 6 maj (ora:19:00), për të vazhduar më 7 maj me filmat nga Greqia, Kroacia, Italia, si dhe për të përfunduar më 8 maj 2025, me shfaqjen e filmave nga Holanda, Austria, Sllovenia.
Filmat që do të shfaqen janë disa nga arritjet më të fuqishme të kinemasë evropiane dhe përmes festivalit, do të njiheni me filmat e veçantë të shumë shteteve evropiane. Të gjithë filmat do të shfaqen me titra në gjuhën angleze, në sallën e Teatrit të qytetit në Gjilan dhe hyrja për të gjithë do të jetë falas. Varg e Vi fton të gjithë filmdashësit, maturantët e shkollave të mesme, studentët, artistët e publikun e gjerë, ta shuajë sadopak etjen për filmin nga mungesa e gjatë e kinemasë së qytetit.
Agjenda e festivalit dhe orari i filmave evropianë:
🗓️ 6 maj (Hapja e festivalit)
🎬 Jam mirë (Gjermani, Itali, Luksemburg, Belgjikë) 🕗19:00
🗓️ 7 maj:
🎬 Dodo (Greqi) 🕗16:00
🎬 Murina (Kroaci) 🕗18:30
🎬 Vajza nga nesër (Itali) 🕗20:10
🗓️ 8 maj:
🎬 Mitra (Holandë) 🕗16:00
🎬 Sirenat nuk qajnë (Austri) 🕗18:00
🎬 Burri pa faj (Slloveni) 🕗20:10
📍 Teatri i qytetit, Gjilan