Kryetari i degës së AAK-së në Viti, Labinot Bislimi, ka reaguar me ironi ndaj projektit të Zonës Industriale në Budrikë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bislimi ka shpërndarë një foto ku shihet vendi i projektit, të cilës një qytetar i ka shtuar varka me “photoshop”, duke thumbuar mënyrën se si është menaxhuar ky projekt nga pushteti aktual.
Bislimi ka theksuar se absurditeti i politikës në vend është bërë aq i dukshëm, saqë qytetarët vetë po ironizojnë me situatën.
Statusi i plotë:
Zona Industriale në Budrikë.
Qytetarët po e kuptojnë se sa me të drejtë e kishim kontestimin e saj prej fillimit. Ata po na dërgojnë rregullisht foto këto ditë nga ajo anê e Vitisë.
Një qytetar na i dërgoj këtë foto reale, por ku ia ka shtuar disa varka me photoshop. Absurditeti i politikës tek ne nuk do koment. Është para syve tanë prej mëngjesit deri në darkë. Mirë që është nata dhe e mbulon idiotësinë e tyre për disa orë, së paku.
E gjithë kjo është qesharake për të gjithë ata që nuk e paguajnë koston e kësaj budallakie. Por është e tmerrshme për qytetarët e Vitisë të cilët po e paguajnë një kosto të lartë për të.

 
			









 
                                
                              
		